Olseni e incizoi sistemin me ndihmën e teleskopit të vogël prej 25 centimetrave. Sistemi të cilin e incizoi ndodhet rreth yllit Beta Pictoris dhe është i vjetër rreth 12 milion vite. Ky sistem është larg 50 milion vite yjor nga sistemi ynë.
Materiali që përbëhet nga disku protoplanetar rreth Beta Pictoris edhe më herët ishte incizuar me teleskop të mëdhenj, por mendohej se nuk mund të incizohet nga amatorët për shkak të dritës së madhe nga ylli.
Por, Olsenit kjo i shkoi për dore. Ai së pari bëri 50 fotografi të Beta Pictoris dhe pastaj grumbulloi fotografitë e ngjashme të yllit tjetër, Alpha Pictoris, i cili është i ngjashëm për nga ngjyra dhe ndriçimi. Pastaj mënjanoi fotografinë e yllit tjetër me çka mënjanoi shkëlqimin. Incizimin e papërpunuar në kompjuter e shkriu në fotografinë origjinale të Beta Pictoris dhe morri rezultatin final, shkruan Daily Mail.
“Rezultati është, besoj, incizimi i parë amator i sistemit të dytë diellorë, disku protoplanetar rreth yllit Beta Pictoris. Duhet thënë se është një ndjenjë e veçantë të zësh diçka të këtillë”, deklaroi Olsen. /Telegrafi/