Site icon Telegrafi

Sistemi zbulon sasinë e alkoolit në gjak dhe bllokon ndezjen e automjetit

Sekretari i ministrit amerikan të transportit, Ray LaHood, ka vizituar fabrikat e "QinetiQ North America" në Waltham të Massachusettsit, për të marrë pjesë në demonstrimin e parë publik të sistemit i cili mund të matë sasinë e alkoolit në gjakun e vozitësve. Nëse sistemi zbulon se bëhet fjalë për sasi të palejueshme, automjeti nuk do të ndizet.

Sistemi i ri do të duhej të zëvendësonte atë të sotmin me të cilin gjykatësit i urdhërojnë vozitësit të cilët janë gjykuar disa herë për vozitje në gjendje të dehur. Sistemi i cili sot shfrytëzohet po ashtu zbulon sasinë e alkoolit në gjak, ashtu që vozitësit frynë në një pajisje për analizë të frymës. Nga kjo analizë do të varet nëse automjeti do të ndizet apo jo.

Pajisja e emëruar “Driver Alcohol Detection Systems for Safety”, do të përdorë sensorë të cilët do të masin sasinë e alkoolit në gjak në dy mënyra të mundshme, me analizën e frymës apo analizën me anë të lëkurës, duke shfrytëzuar sensorë të sofistikuar të cilët do të integrohen në timon apo në dyer.

Të dy metodat nuk i marrin kohë vozitësit i cili, nëse është esëll, shumë shpejt mund të niset me automjetin e tij kudo që të dojë. Sistemi i ri nuk do të integrohet në automjetet deri atëherë sa të jetë tërësisht i sigurt dhe i saktë.

Kritikët thonë se teknologjia asnjëherë nuk do të përsoset sa të jetë tërësisht e besueshme, dhe se do të ndalojë vozitësit komplet esëll nga vozitja e automjeteve të tyre. Megjithatë, shkencëtarët thonë se testimet kanë dëshmuar se sistemi i ri ekskluzivisht bllokon ndezjen nëse bëhet fjalë për sasinë e palejueshme të alkoolit në gjak. /Telegrafi/

Exit mobile version