Site icon Telegrafi

Sistemi i vauçerëve për mbështetjen e sportit në Maqedoni fillon me 1 janar

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski bashkërisht me këshilltarët për sport të kryeministrit, Gjorgji Tasev dhe Daniell Dimevski si dhe udhëheqësi i sektorit për sport të ARS, Tomislav Andonovski, sot në klubin e deputetëve realizuan takim me përfaqësues të federatave kombëtare sportive dhe punëtorëve sportiv.

Siç njoftojnë nga Qeveria në takim u prezantua, bisedua dhe u precizua procedura dhe kushtet për fitimin e vauçerëve sipas sistemit të ri të financimit, ku shfrytëzues të përhershëm do të jenë federatat e sportit , klubet, sportistët aktiv të sporteve olimpike, joolipmike dhe paraolimpike dhe persona tjerë juridik që kanë vendim për kryerjen e veprimeve sportive, kurse  ky sistem hyn në fuqi më 1 janar të 2019-tës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim gjithashtu u potencua edhe rëndësia e formimin të trupit të posaçëm në Agjencinë për Sport dhe Rini ku obligimi kryesor do të jetë puna e sistemit të vauçerit që do të udhëhiqet nëpër proces transparent dhe përfshirës me të gjitha subjektet sportive.

Me sistemin e vauçerëve, 6 milion euro të reja do të hynë drejtpërdrejt ku do të sigurohet zhvillimi, stimulimi dhe fuqia financiare e klubeve sportive./Telegrafi/

Exit mobile version