Disa pamje të tmerrshme thuhet se tregojnë ambientet brenda një spitali spanjoll, ku shihen pacientë me coronavirus të shtrirë në dyshemenë e një korridori teksa presin të kontrollohen nga stafi mjekësor.
https://www.youtube.com/watch?v=Fmq51cMNIos
Sipas Daily Mail, pamjet tronditëse tregojnë disa pacientë që kolliten thellë ndërsa një mjek qëndron afër dhe disa prej tyre në dysheme duket se janë të fiksuar në rezervuarët e oksigjenit.
Po sipas mediumit britanik, pamjet tronditëse u regjistruan në Spitalin Infanta Leonor dhe Spitalin Severo Ochoa de Leganes në kryeqytetin spanjoll Madrid, sipas El Mundo.
Pamjet që u raportuan në vend u shpërndanë në internet për t’i nxitur njerëzit të ndiqnin masat e distancimit shoqëror që zbatohen në vendet në të gjithë botën.
Numri i vdekjeve në Spanjë u rrit në më shumë se 2,000 sot – një rritje prej 462 vdekjeve – me 33.089 raste të infeksionit të regjistruar deri më tani.
Madridi ka regjistruar 58 për qind të vdekjeve të vendit dhe kriza e ka sjellë sistemin e kujdesit shëndetësor në prag të kolapsit.
Spanja është në rrezik të bëhet epiqendra e re e shpërthimit në Evropë, me shifrat e fundit të Italisë që ofrojnë disa shpresë se kriza atje mund të fillojë të lehtësohet.
Zëvendëskryeministri i Spanjës, Carmen Calvo, është ndër ata që presin rezultate urgjente të testit sot pasi ai u dërgua në spital me një infeksion të frymëmarrjes të dielën. /Telegrafi/