Site icon Telegrafi

Sistemi rrëshqitës i dyerve të qelqta, të cilat do t’ju ngazëllejnë

Kompania zvicerane “Vitrocsa” ka shpikur sistemin rrëshqitës më të sigurt dhe më praktik të dyerve të qelqta

Kësisoj, me disa veprime ta largoni murin paneleve të qelqta dhe të kënaqeni me pamjen e papenguar, transmeton Telegrafi.

Ky sistem është shpikur në mënyrë që maksimalisht të optimalizojë përdorimin e hapësirës dhe ta bëjë më praktik, më fleksibil dhe më atraktiv.

Funksionon në bazë të parimit të një ruli i cili mundëson heqjen e plotë të sipërfaqeve të qelqta, madje pa pasur nevojë për binarë të mëdhenj, të cilët do të mundësonin çeljen e hapësirës.

Më së shpeshti quhet sistem rrëshqitës i dyerve të cilat mund të lëvizin rreth këndeve, ndërsa se sa është sistemi praktik më së miri shihet në videon e cila tregon aplikimin e tyre praktik.

/Telegrafi/

Exit mobile version