Telegrafi

Sistemi që preferon, problemi i skuadrës, mesfushori i duhur – deklaratat e Pirlos para se të bëhej trajner i Juves

Andrea Pirlo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Para se të caktohej trajner i Juventusit, Andrea Pirlo kishte dhënë disa ide se si duhej të luante skuadra kampione e Italisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me ish-bashkëlojtarin Fabio Cannavaro, 41-vjeçari kishte deklaruar se sistemi 4-3-3 është ai që e pëlqen dhe pritet të shihet se si do ta implementojë këtë formacion në skuadrën e Bianconerëve tash kur është bërë kryetrajner.

“Varet nga lojtarët, por mua më pëlqen 4-3-3 me të gjithë që sulmojnë përpara. Me shumë posedim, më pëlqen qarkullim i topit…”.

(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

“Më pëlqen 4-3-3, mirëpo nëse e kupton se lojtarët nuk funksionojnë ashtu, atëherë duhet të përshtatesh dhe t’i shfrytëzosh në një sistem tjetër. Nëse fiksohesh pas një sistemi dhe lojtarët tu nuk ia dalin, atëherë je duke humbur kohë dhe nuk po e nxjerr më të mirën”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Andrea Pirlo emërohet trajner i ri i Juventusit

“Problemi i Juventusit është mesfusha. Ata e transferuan Cristiano Ronaldon, por duhet ta gjejnë mënyrën e duhet për t’i shërbyer”, kishte deklaruar Pirlo për Sky Sport Italia.

Asokohe, ai e kishte përmendur mesfushorin e Real Madridit, Isco, si lojtarin që Bianconerët duhej ta transferonin. /Telegrafi/