Softueri i bazuar në Linux do tu lejojë përdoruesve që të punojnë me aplikacionet e kompjuterëve desktop në telefonat e tyre, duke lejuar dyfishimin e tyre edhe për kompjuter personal kur telefoni të lidhet me monitor.
Fillimisht, kodi do të lëshohet si një fajll i cili mund të instalohet në telefonin Samsung Galaxy Nexus, për ta zëvendësuar sistemin operativ Android.
Disa analistë dyshojnë në gatishmërinë e konsumatorëve për ta pasur fuqinë e plotë të një kompjuteri në telefonin e tyre mobil.
Mirëpo për t’i bërë gjërat më të qarta, themeluesi i Ubuntu’së, Mark Shuttleworth, tha se ai është në bisedime me prodhuesit e telefonave të mençur mobil, me të cilët është duke diskutuar mundësinë e prodhimit të modeleve që do të shiten me këtë sistem operativ, i cili brenda këtij viti do të vijë i para-instaluar në disa telefona të rinj. / Telegrafi /