Site icon Telegrafi

Sistemi Night Shift i iPhone, mund të shkaktojë më shumë dëm se sa dobi

Në janarin e vitit 2016, Apple e lansoi sistemin Night Shift për iPhone, që e ndalon sa më shumë ngjyrën e kaltër të shfaqet në smartfonë apo tablete, në mënyrë që të mbrojë sa më shumë sytë e përdoruesit, që është duke e përdorur gjatë orëve të mbrëmjes.

Të njëjtin sistem, e imitojë edhe Android dhe prodhues tjerë, me kalimin e kohës, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, në një studim nga Universiteti i Mançesterit, thuhet se më shumë dëm se sa dobi mund të shkaktohet nga Night Shift.

Logjika prapa këtij studimi, është shumë e thjeshtë, për faktin se ne mbledhim shumë dritë të verdhë gjatë ditës, derisa e kaltra është e rezervuar për perëndim. Andaj, të njëjtën ngjyrë, e pranojnë sytë edhe kur janë duke e përdorur smartfonin në errësirën e dhomës së fjetjes.

Eksperimentet e studimit konfirmojnë këtë, me ngjyrat blu që prodhojnë efekte më të dobëta në ritmin cirkadik të minjve sesa ngjyrat e verdha apo po aq të ndritshme.

Gjë që sugjeron se, bazuar në gjetjet e këtij studimi, ne do duhej të bënim pikërisht të kundërtën, e asaj që e bën Night Shift. /Telegrafi/

Exit mobile version