Sistemi i mbrojtjes raketore i NATO-s në Rumani i dha Aleancës informacion të vlefshëm në lidhje me sulmet raketore iraniane në bazat amerikane në Irak, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin rumun Ludovik Orban.
“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e raketave balistike në Rumani, në Devesulu, ne jemi, natyrisht, të kujdesshëm. Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën, “tha Stoltenberg.
“Mbrojtja nga raketat dhe radari na japin informacion të vlefshëm dhe ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën,” shtoi ai. /kp/Telegrafi/