Dashamirësit e modalitetit të errësimit të ekranit, që duan ta përdorin në të gjitha aplikacionet, do ta adhurojnë sistemin e ri të iOS 13.
Kjo për faktin se do ta përmbajë përditësimin, që e errëson komplet ekranin e iPhone, transmeton Telegrafi.
Sipas 9to5Mac, aplikacioni i njohur si Dark Mode do të jetë i vendosur në qendër të aplikacionit, duke vepruar në të gjitha shfletimet.
Raportohet se modaliteti vepron njëjtë, sikurse errësohen edhe ekranet e macOS, megjithëse nuk dihet nëse ka mundësi t’i errësojë të gjitha faqet që hapen.
Bashkë me këtë modelitet, në iOS 13 do të ketë edhe një sistem që kryen shumë funksione njëherësh në iPad, aplikacion i ri për Mail dhe një urdhëresë që kthen prapa një veprim të caktuar. /Telegrafi/