Lansimi i sistemit iOS 13, do të sjellë një prej gjërave më bezdisëse në App Store, që është largimi nga abonimet e padëshiruara, pasi të keni shlyer një aplikacion.
Prodhuesi i iPhone është angazhuar, që të trajtojë këtë problem shumë të madh të përdoruesve, të cilët vayhdojnë të mbesin të abonuar, pa e ditur dhe nganjëherë edhe mund të shpenzojnë shumë, transmeton Telegrafi.
Opsioni është zbuluar pa dashje nga një programues, derisa po me padurim po pritet ky sistem i ri, që lansohet në shtator.
Me përditësimin e bërë, përdoruesit pyeten nëse duan të largojnë edhe abonimin, kur te kenë fshirë ndonjë aplikacion të caktuar.
Deri më tani, Apple është kritikuar gjatë, për vështirësitë në largimin e abonimit, pasi nevojiten nëntë procedura deri në përfundimin e rregullt. /Telegrafi/
Never seen this alert before – Apple now tells you if an app you’re deleting has a subscription still active. Good move.
(Taken on iOS 13 beta 2.) pic.twitter.com/WU57nS8Ziv
— Federico Viticci (@viticci) June 18, 2019