Dr Edward Parson nga University Collage në Londër, është në krye të ekipit të shkencëtarëve, që regjistruan formën se si sistemi i imunitetit në gjak i godet bakteret duke iu krijuar ‘vrima plumbi’ dhe i eliminon.
Vrimat kanë diametër prej vetëm dhjetë nanometrave – dhjetë mijë herë më e vogël se gjërësia e fijes së flokut, transmeton Telegrafi.
“Mendohet se këto nanomekanizma sulmuese, e presin momentin e duhur dhe veprojnë” ka thënë Dr Parson. Me këtë rast, ai beson se mekanizmi i sistemit imunitar, llogaritë mirë nëse qelizat janë të dëmshme apo të shoqërueshme, para se të kryejë goditjet.
Kjo mendohet se i mundëson vet trupit, që të intervenojë dhe të kryejë mbrojtjen e domosdoshme, në mënyrë që qarkullimi të shkojë si duhet. Nëpërmjet pamjeve të regjistruara, shkencëtarët kanë gjetur se si kryhet procesi i eliminimit, për të mbrojtur qelizat e shëndosha.
Shkencëtarët shfrytëzuan një kamerë më të hollë se xhilpëra, që merr pamje nga disa pjesë të sekondës, për të dokumentuar procesin specifik. /Telegrafi/