Hulumtimet e fundit në Universitetin Pierre et Marie Curie, kanë arritur në përfundim se paraqitja e qelizave të para kancerogjene nxit një reaksion te qeliza të caktuara të sistemit imunologjik, limfocitet T, të cilat shpejt drejtohet kah kanceri dhe i detektojnë qelizat e kancerit si normale.
Këto qeliza imunologjike rregullatore plotësisht e bllokojnë veprimin e limfociteve tjera efektore, duke penguar sulmimin dhe zhdukjen e qelizave kancerogjene.
Shkencëtarët kanë treguar se në mungesës së limfociteve T rregullatore, në takimin e parë me sistemin imun, qelizat kanceroze e aktivizojnë mbrojtjen imunologjike (limfocitet efektore) dhe ndihmojnë në zhdukjen e kancerit.
Andaj kontrollimi i T-qelizave rregullatore do të duhej të jetë caku kryesor i studimeve drejt zhvillimit të një terapie efektive kundër kancerit.