Telegrafi

Sistemi AKMIS nuk ka funksionuar me vite, lëndët janë shpërndarë në dorë

Sistemi elektronik për sistemimin e lëndëve tek gjykatësit në Gjykatën Penale nuk funksionon me vite. Alsat M jozyrtarisht ka mësuar një pjesë të parregullsive që Komisioni për drejtësi ka vërtetuar pas analizës së sistemit AKMIS në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Në këtë gjykatë ka ekzistuar një praktikë ku lëndët gjykatësve u janë dhënë në dorë. Keqpërdorime ka pasur edhe tek lëndët për paraburgim. Sistemimi se për cilin paraburgim cili gjykatës do të vendosë është bërë në dorë dhe është tejkaluar sistemi automatik.

Jozyrtarisht keqpërdorime me udhëheqjen e penales, Komisioni nuk ka konfirmuar tek u.d kryetari, Stojançe Ribarev, ndërsa dyshime për manipulime me sistemin AKMIS ka tek paraardhësit e tij. Para se Ribarev të ulet në kolltukun e kryetarit, në krye të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ishin gjykatësit Tatjana Mihajlova dhe Vlladimir Pançevski.

Bastisja personale ndaj Pançevskit si dhe bastisja në shtëpinë e tij janë inicuar nga procedura parahetimore e Prokurorisë Speciale lidhur me bisedat e marra të përgjuara tek biznesmeni Lupço Paleski. Megjithate mbetet dilema e lidhshmërisë së këtyre dy rasteve dhe ajo se si PSP-ja ka arritur deri tek informacioni përmes rastit me Paleskin se gjykatësi Vlladimir Pançevski ka kurdisur lëndë dhe ka keqpërdorur sistemimin AKMIS, i cili është i vendosur me paratë e USAID-it. Në katër vitet e fundit për mbarëvajtjen e këtij sistemi janë shpenzuar rreth 200 mijë euro./Telegrafi/