Telegrafi

Sistem kontrollimi me gjestikulacion pa prekje për pajisjet Windows 8

 Sipas zyrtarëve të kompanisë Elliptic Labs, sistemi i ri i zhvilluar nga kjo kompani përdor teknologjinë ultrasonike pa prekje dhe shfrytëzon 95 për qind më pak energji se sistemet me prekje që janë të pranishme në treg.

Videoja promovuese e shërbimit të ri tashmë është shfaqur online, duke u dhënë admiruesve të teknologjisë mundësinë për ta parë këtë shërbim në aksion.

Kompania poashtu ka dizajnuar një udhëzues apo ‘kuti veglash shtesë’, për t’i dhënë mundësinë programuesve të teknologjisë integrimin e këtij sistemi në hadruerët e tyre.

“Versioni i ri pa prekje për Windows 8 u lejon përdoruesve të përdorin gjestikulacionet e njohura për ta nga versionet e pajisjeve me ekran të ndjeshëm në prekje, duke ua bërë atyre punën në laptop më natyrale dhe më intuitive, pa pasur nëvojë të prekin ekranin.”

Për më shumë informata apo detaje të plota rreth këtij sistemi, mund të informoheni në ueb faqen e kompanisë Elliptic Labs. /Telegrafi/