Telegrafi

Sissoko te gjiganti italian

Mesfushori francez, Moussa Sissoko pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Newcastle United.

Milani raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit Moussa Sissoko nga Newcastle Unitedi në fund të këtij sezoni.

Francezi është kapiten i ekipit anglez, por ai pritet të largohet nëse Newcastle bie në Championship.

Një numër i klubeve kanë shprehur interesim për transferimin e ish-mesfushorit të Toulouse, por sipas Tuttomercatoweb.com, interesim më të fortë ka shprehur klubi nga San Siro.