Mesfushori i Tottenham Hotspur, Moussa Sissoko e ka pranuar se ai hoqi dorë nga ëndrra e Ligës së Kampionëve mbrëma ndaj Manchester Cityt.
I detyruar të largohet në pjesën e parë, Sissoko ka thënë se ai u kthye në dhomat e veshjes pasi kishte parë Raheem Sterling duke shënuar golin e tij në minutat shtesë.
Megjithatë, francezi nuk e kishte dikur se VAR-i e anuloi përfundimisht dhe vetëm disa minuta më vonë e kuptoi dhe doli në fushë për të festuar së bashku me bashkëlojtarët.
“Unë nuk e kam parë se goli ishte anuluar kështu që në kokën time ne u eliminuam”, ka thënë fillimisht Sissoko.
“Një nga anëtarët e stafit u kthye në dhomat e veshjes dhe më tha se është e mahnitshme dhe ne e bëmë atë, ia arritëm”.
https://twitter.com/OmnisportNews/status/1118831538836131841
“I thashë: Por si e bëmë atë?, Ai më tha se goli i Sterling u anulua”.
“E harrova lëndimin dhe vrapova shpejt për t’i bashkuar bashkëlojtarëve në këtë festë. Kjo ishte një tronditje emocionale”, përfundoi francezi. /Telegrafi/