Telegrafi

Sissoko mbështet Ferraran

Njoftimet nga Italia pohojnë se ndeshja kundër Napolit, e vlefshme për Kupën e Italisë, është shansi i fundit i Ferraras që të mos e përjetojë shkarkimin nga posti i trajnerit.

“Dëgjova për humbjen (nga Milani) dhe ndjehem keq, sepse më dhemb kur humbim. Ka qenë vërtet një moment i keq për ne”.

“Gjithmonë kam qenë i lumtur me Ferraran, mirëpo e kuptoj se drejtorët e vënë në pikëpyetje trajnerin duke u bazuar te problemet”.

“Kështu funksionon futbolli. Kur ka probleme në futboll dhe skuadra shkon në krizë nuk ka sqarime”, ka thënë Sissoko për La Gazzetta dello Sport, i cili aktualisht gjendet në Kupën e Kombeve të Afrikës me përfaqësuesen e Malit. /Telegrafi/