Site icon Telegrafi

Sislej Xhafa e vlerëson përmbajtjen e reagimit, e mohon autorësinë

Artisti Sislej Xhafa ka thënë se nuk është autor i shkrimit me titull “Sis’lej Baglat”, që ishte reagim ndaj kritikave se ekspozita e tij e fundit në Prishtinë ishte goditje ndaj kafshëve dhe abuzim me lopët në oborrin e Galerisë.

Lexo po ashtu “Sis’lej baglat”

Në një deklaratë për “KultPlus”, ai ka thënë se e vlerëson shkrimin, por ka mohuar autorësinë.

“E vlerësoj shkrimin në fjalë, qenka profesional, por nuk e kam shkruar unë”, ka thënë ai. “E-maili nga i cili ky tekst u është dërguar mediave nuk është imi. Ky është një shkrim fake”.

Exit mobile version