Stadiumi ikonë anglez St James’ Park, shtëpia e Newcastle, do të presë Kupën e Botës për veteranët, më konkretisht për futbollistët mbi 35 vjeç, në qershor.
Ky event do të mbledhë legjenda të shumta të futbollit, të cilët ashtu si tifozët do të ngjallin kujtime të disa kohëve të mëparshme, dhe Daily Mail ka publikuar ekskluzivisht emrat e lojtarëve që kanë konfirmuar ardhjen dhe pjesëmarrjen e tyre.
Deri më tani është konfirmuar se në këtë Botëror do të luajnë Anglia, Brazili, Franca, Argjentina, Spanja, Gjermania, Italia dhe Uruguai.
Disa nga emrat e konfirmuar
Anglia: David James, Rio Ferdinand, Ashley Cole, Joe Cole, Frank Lampard, Steve McManaman, Robbie Fowler, Michael Owen
Brazil: Roberto Carlos, Cafu; Emerson, Kaka; Ronaldinho, Rivaldo
Francë: Marcel Desailly; Christian Karembeu, Thierry Henry
Argjentinë: Pablo Zabaleta, Esteban Cambiasso, Hernan Crespo
Spanjë: Carles Puyol, Michel Salgado, David Villa
Gjermani: Sami Khedira, Mesut Ozil, Kevin Kuranyi
Itali: Marco Materazzi, Fabio Cannavaro; Francesco Totti
Uruguai: Diego Lugano, Diego Forlan
Skuadrat përfundimtare, të cilat do të kenë 18 futbollistë nga çdo përzgjedhje, dhe nuk janë shpallur ende, por tashmë pesë fitues të “Topit të Artë” janë në listë – Kaka, Ronaldinho, Rivaldo, Fabio Cannavaro dhe Owen.
Kujtojmë se paraprakisht ishte bërë e ditur se ky Botëror do të luhet në qershor në Angli.
Gara është planifikuar të fillojë nga çerekfinalja. Ndeshjet e asaj faze dhe gjysmëfinalet do të luhen në javën e parë të qershorit, ndërsa finalja e madhe është planifikuar për 11 ose 12 qershor. /Telegrafi/