Salvatore Sirigu është tashmë portieri i ri Sevillas, pasi i ka dhënë fund aventurës te PSG.
Portieri i kombëtares italiane u transferua në Francë në verën e vitin 2011, për vetëm 3.9 milionë euro nga Palermo, por te kampionët e Francës u bë një pikë kyçe për 4 sezone rresht.
Megjithatë, sezonin e shkuar PSG bleu gjermanin Kevin Trapp dhe ishte një goditje fatale për Sirigun, që luajti shumë pak.
Për pasojë, këtë verë situata është bërë e padurueshme dhe Sirigu ka pranuar ulje page e ka zgjedhur Sevillan, pikërisht klubin prej nga erdhi trajneri aktual i PSG-së, Unai Emery.