Site icon Telegrafi

Siriani që jetoi 7 muaj i ngujuar në aeroport më në fund është bërë me shtëpi, tani mund të fillojë jetën e re – për gjithçka i detyrohet një gruaje (Foto)

Refugjati nga Siria, Hasan al-Kontar, 37-vjeç, ka mbërritur në Kanada pasi i kishte kaluar shtatë muaj në aeroportin e Malajzisë, dhe dy tjerë në paraburgim në po të njëjtin vend.

Në vitin 2006 ai ishte larguar nga vendlindja e tij dhe kishte shkuar për të jetuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, kur në vitin 2011 filloi lufta në Siri është dashur të mobilizohet – por ai këtë gjë nuk e kishte dashur, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2012 i kishte skaduar afati pasaportës, dhe duke marrë parasysh se nuk e kishte kryer shërbimin ushtarak, nuk ka mundur ta nxjerr të ri dhe kështu mbeti pa punë. Në janar të vitit 2017 ishte kapur në Emiratet e Bashkuara Arabe pa dokumente valide.

Por, ishte një shok që e kishte ndihmuar ta nxjerr pasaportën e re dhe kështu i kishte shpëtuar burgut. Megjithatë, Emiratet dëshironin ta deportojnë në Siri, por Al Kontari arriti të ikë në Malajzi.

Gjithë rrëfimin e tij e ka publikuar në rrjetet sociale, dhe nganjëherë është tallur në llogari të tij me situatat e pakëndshme që i kishin ndodhur. Me kalimin e ditëve në Twitter filluan ta ndjekin 20 mijë persona, kurse rasti i tij tërhoqi vëmendjen e gjithë botës.

Aty edhe filluan ta vërshojnë ofertat për në Kanada. Lori Cooper i ka ofruar strehim në shtëpinë e saj në Visler. Ajo me një grup të qytetarëve i ka ofruar ndihmë.

Dhe derisa të gjithë këto po ndodhnin, Al Kontar është dërguar në paraburgim në Malajzi. Aty kërcënohej me deportim në Siri, kurse në paraburgim qëndroi për dy muaj. Atij madje i është ofruar një vend pune në një hotel në Vistler. /Telegrafi/

 

Exit mobile version