Pasi që dy tërmete shkatërruese goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, e shumë tjerë mbetën të gjallë “të varrosur” nën rrënoja.
Por një rrëfim që vjen nga Siria pas tërmeteve shkatërruese ka habitur shumëkënd. Bëhet fjalë për një burrë me emrin Ahme dal-Magribi, banor i Sirisë, i cili ishte në qytetin sirian Atarib kur ndodhi tërmeti, transmeotn Telegrafi.
Ai ishte i “vdekur” dhe trupi i tij kishte mbetur nën rrënoja, por që dy ditë më pas është “rikthyer në jetë”. Trupi i tij ishte nxjerrë nga rrënojat dhe mjekët e kishin dërguar në frigoriferët e morgut, ku qëndroi dy ditë derisa të arrinte familja e tij për ta identifikuar.
Back to life after he died in the earthquake in the city of #Atareb
Ahmed al-Maghribi was taken out dead from under the rubble 2 days after the earthquake.
They put him in a post mortem bag and took him to the cemetery to bury him. Soon enough they saw the bag was moving, pic.twitter.com/sYMdqMeCgW— Vlogging NW Syria (@timtams83) February 19, 2023
E gjatë identifikimit është konstatuar se është Ahmed. Kështu familja e tij morën trupin dhe e dërguan te varrezat për ta varrosur, por atje zemra e tij krejt befasisht filloi të rrahë dhe trupi të lëvizë.
Anëtarët e familjes mbetën të shokuar me atë që po shihnin, duke bërë të pamundurën që ta çojnë në spital për kontroll.
Edhe atje mjekët mbetën të shokuar kur panë gjendjen e Ahmedit. Siç raporton Daily Star, ata thanë se Ahmed është një prej të rrallëve, zemra e të cilit kishte filluar sërish të rrahë. /Telegrafi/