Site icon Telegrafi

Siriani i arrestuar planifikoi sulme të ngjashme si në Paris dhe Bruksel

Refugjati i arrestuar nga Siria ka planifikuar që në Gjermani të kryejë sulme të ngjashme si në Bruksel dhe Paris, ka deklaruar sot ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë Thomas de Maiziere.

“Nga ajo që dimë deri më tani, përgatitjet në Chemnitz ishin të ngjashme me sulmet në Paris vitin e kaluar, dhe  në Bruksel në mars”, tha ai në një deklaratë.

Në të njëjtën kohë, kreu i zyrës së hetimit në Saksoni Joerg Michaelis tha se 22-vjeçari Jaber refugjat AlBakr sigurisht ka qenë i  frymëzuar nga shteti islam dhe se sjellja e tij shkon në favor të kësaj teorie, njoftuan agjencitë e lajmeve.

Michaleis në konferencën në Dresden ka thënë se Albakr është përcjellur që nga muaji i kaluar.  Albakr ka ardhur në Gjermani si refugjat vitin e kaluar dhe ka fituar azilin.

Policia ka bërë të ditur sirianët tjerë kanë ndihmuar në arrestimin e tij.

Ai është arrestuar mbrëmë në Leipcig pas kërkimeve dy ditëshe.

Exit mobile version