Opozita siriane që lufton kundër regjimit të Bashar al-Assad, e kanë duartrokitur vendimin e presidentit amerikan Donald Trump që autorizoi sulmet ndaj bazës ajrore të ushtrisë siriane në al-Shayrat, duke shfrytëzuar sloganin propagandistik që dikur e përdorte Assad, “We love you”.
Si shenjë falënderimi për veprimin human që të parandalojë gjakderdhjen që po ndodh tash e pesë vite në Siri, opozita e kanë falënderuar Trumpin duke publikuar edhe fotografinë e tij, transmeton Telegrafi.
Vendimi për sulmet ndaj caqeve ushtarake në Siri, vjen si rezultat i sulmeve me armë kimike që ushtria e Assadit kishte kryer ndaj civilëve, ku mbetën të vrarë mbi 100 persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë e gra. /Telegrafi/