Site icon Telegrafi

Siria sulmon Turqinë me raketa, katër persona të lënduar

Disa raketa janë gjuajtur nga Siria drejtë Turqisë, ku lanë të plagosur disa persona, mirëpo, numri i saktë ende nuk dihet.

Raketat kanë goditur qytetin kufitar juglindor Kilis, kanë thënë burimet e sigurisë.

Thuhet se raketat erdhën nga zonat e kontrolluara nga militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS), apo nga qeveria siriane, shkruan RT, transmeton Gazeta Express.

Kilis, ndryshe është qyteti me numrin më të madh të refugjatëve sirianë.

Exit mobile version