Siria dërgoi sot kritikë të ashpër në adresë të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të bashkuara Ban Ki-Moon, duke theksuar se ai e ka prishur parimin e paanshmërisë së Organizatës, me atë që ka përfshirë anë në konfliktet botërore.
“Ban Ki-Moon shumë herë i ka prishur kompetencat e Organizatës dhe objektivitetit të tij dhe ka marrë anë në problemet botërore”, deklaroi një përfaqësues i Ministrisë siriane të Punëve të Jashtme.
Koreanojugori 72 vjeçar Ban Ki-Moon do të tërhiqet nga funksioni deri në fund të vitit 2016 pas dy mandateve.