Site icon Telegrafi

Siria injekton dollarë për frenimin e rënies tronditëse të monedhës vendase

Autoritetet siriane vendosën sot të injektojnë disa miliona dollarë në treg, pas zhvlerësimit prej 20 për qind të stërlinës siriane.

Dollari u rrit nga 513 stërlina në 620, në normën zyrtare nga dje deri sot duke ndjekur në këtë mënyrë çmimin e tregut të arit të zi dhe duke prekur shkallën më të lartë prej fillimit të luftës, pesë vite më parë.

Për të neutralizuar tendencën e zhvlerësimit të monedhës zyrtare, Banka Qendrore njoftoi sot se kishte kushtëzuar qendrat e këmbimit për të shitur pa komision dollarin kundrejt 620 stërlinave.

Zyrat e mëdha të këmbimit pritet të blejnë nga Banka Qendrore një milion dollarë dhe kompanitë më të vogla 100 000 dollarë për t’i shitur më pas.

”Të gjithë ato kompani që do të shkelin këto rregulla do të mbyllen”, shtoi Banka Qendrore siriane.

Exit mobile version