Është vërtetuar se organizata terroriste YPG/PKK në Afrin, pasi i ka rrëmbyer nën kërcënimin e armës i ka përdorur civilët si mburojë e gjallë, raporton Anadolu Agency.
Sipas informacioneve të marra nga burimet ushtarake, mësohet se Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të ndërmarrë në rajonin Afrin të Sirisë, kanë kryer një operacion me qëllim të pastrimit të fshatit Maskah në qytezën veriperëndimore të vendit Raxhu nga terroristët.
Gjatë operacionit, në derën e një hambari në fshat në të cilin nga terroristët ishte ngritur një kurth me bomba dore, u identifikuan 4 civilë të moshës 80-90 vjeç të cilët ishin të lidhur dhe përreth tyre ishin vendosur mina dhe lëndë shpërthyese artizanale.
Është vërtetuar se organizata terroriste YPG/PKK në Afrin, pasi i ka rrëmbyer nën kërcënimin e armës i ka përdorur civilët si mburojë e gjallë. Gjatë operacionit, në derën e një hambari në fshat në të cilin nga terroristët ishte ngritur një kurth me bomba dore, u identifikuan 4 civilë të moshës 80-90 vjeç të cilët ishin të lidhur dhe përreth tyre ishin vendosur mina dhe lëndë shpërthyese artizanale.
Pas kësaj Njësitë e Gjetjes dhe Asgjësimit të Minave dhe Lëndëve Shpërthyese Artizanale (METI) kryen ndërhyrje ndaj kurtheve të ngritura.
Civilët pasi u nxorën nga rajoni në mënyrë të sigurtë u dërguan në stacionin kufitar.
Në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në të njëjtën mënyrë edhe në shtëpitë e tjera në të cilat kishte mundësi që të përballeshin me një situatë të ngjashme. Brenda në fshat u gjetën gjithsej 12 kurthe të cilët u asgjësuan në mënyrë të kontrolluar.
Ngjarja ka vërtetuar se organizata terroriste përdor civilët si mburojë të gjallë dhe se me këtë mënyrë dëshiron ti shkaktojë humbje elementëve të TSK-së që vijnë në ndihmë.
TSK dhe ULS dje kishin pastruar fshatin Maskah nga YPG/PKK-DEASH.