Site icon Telegrafi

Siri: Rebelët nisin sulme në Alepo

Luftëtarët rebelë sirianë kanë nisur një sulm në rrethet qeveritare të Alepos.

Operacioni rebel filloi në orët e hershme të mëngjesit në disa fronte, ku qindra predha u hodhën në zonën perëndimore, shkruan BBC.

Mediat shtetërore kanë thënë se tetë persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga breshëri, transmeton KosovaPress.

Sulmi konsiderohet një përpjekje e dështuar e rebelëve.

Ndërsa, nga luftimet që shpërthyen nga viti 2012, kanë shkatërruar pjesë të mëdha të Alepos që konsiderohet si një ndër qendrat më të mëdha industriale në vend.

Exit mobile version