Telegrafi

Siri – “nganjëherë e papërdorshme”

Si thuhet në padi, Siri nganjëherë është sistem krejtësisht e papërdorshëm. Si shembull ceket dhënia e drejtimit me cilin rast Siri ose fare nuk e “kupton” urdhërin, ose pas një kohe të gjatë kthen rezultat krejtësisht të gabueshëm. Gjithashtu, pohohet se Siri është me ekskluzivë në iPhone 4S për të nxitur shitjen e gjeneratës së re të pajisjes. Siri, në rastin më të mirë, është sistem në krijim e sipër, porosisin shfrytëzuesit e pakënaqur.

Edhe pse nga Apple ende nuk ka përgjigje zyrtare, kompania në mënyrë të qartë ka theksuar se sistemi është ende në stadin e zhvillimit. Gjithashtu, në reklamat e reja “me shkronja të vogla” është shënuar se spotet janë shkurtuar për nevojat e reklamimit. /Telegrafi/