Zhurma e sirenave të sistemit të alarmit në kryeqytet ka shqetësuar mesditën e sotme qytetarët e Prishtinës.
Ndonëse Komuna e Prishtinës nuk ka bërë asnjë njoftim, sot në orën 12:00 ka bërë testimin e sistemit të alarmit.
E, zhurma e sirenave ka shqetësuar qytetarët, veçmas fëmijët, të cilët sot kishin mbushur sheshet e Prishtinës në manifestimet e organizuara për Ditën e Fëmijëve.
Për dallim nga herët e tjera, Komuna e Prishtinës kësaj radhe nuk ka bërë ndonjë njoftim për testimin e sistemit të alarmit.
Në një përgjigje për Telegrafin, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se e shtuna e parë e muajit, çdo herë është testimi sistemit të alarmit.
“E shtuna e parë e muajit është gjithmonë testi. E kemi lajmëru shumë herë”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/