Site icon Telegrafi

Sirena profesioniste

Profesioniste në zhytje, kjo 29 vjeçare shfrytëzon një bisht të dizajnuar special për të, i rëndë 16 kilogramë, të cilin e kanë punuar ekspertët më të mirë të Hollywoodit për efekte speciale dhe ajo pozon në thellësitë e deteve duke fituar para për të jetuar.

Fotografitë e bëra në Freeport të Bahameve paraqesin sirenën moderne e cila imiton personazhin e miteve nga përrallat.

Linden në thellësitë e deteve noton me peshkaqenë dhe xhiron emisione të ndryshme. Pasi është një zhytëse profesioniste, Linden mund të qëndrojë nën ujë deri në 5 minuta, ndërsa me bishtin e saj artificial ajo mund të notojë në shpejtësinë deri në 27 kilometra në orë.

Me paraqitjen e saj ajo shpesh ka lënë të shtangur peshkaqenët dhe publikun. /Telegrafi/
 

Exit mobile version