Site icon Telegrafi

Sir Ian McKellen, ndër të famshmit e parë që ka marrë vaksinën e coronavirusit

(Foto: Getty Images/Freuds)

Sir Ian McKellen është bërë një nga yjet e parë që ka marrë vaksinën e coronavirusit.

U zbulua se aktori, 81 vjeçar, ishte në gjendje të merrte injeksionin si pjesë e vaksinave të para të bëra nga NHS (National Health Service) mes pandemisë.

Mbi të 80-at janë grupi i parë i pranueshëm për vaksinën COVID-19, me stafin e NHS dhe personelin e shtëpive të kujdesit midis atyre që u jepet përparësi.

Sir Ian McKellen (Foto: Getty Images)

Sir Ian ishte fotografuar duke marrë vaksinën dhe më vonë tha se ‘ndihet euforik’ pasi u injektua, ndërsa falënderoi stafin e NHS të cilët kanë qenë të zënë duke punuar në vijën e frontit këtë vit.

“Është një ditë shumë e veçantë, ndihem euforik – kushdo që ka jetuar aq sa kam jetuar është gjallë sepse ka bërë vaksinimin e mëparshëm”, tha Sir Ian.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sir Ian McKellen

Duke siguruar ata që mund të kenë shqetësime në lidhje me vaksinën, Sir Ian shtoi: “Sigurisht, është pa dhimbje… është i përshtatshëm dhe të kontaktojmë e të takojmë stafin e NHS, duke u thënë faleminderit për punën e bërë”.

Ylli i “Lord of the Rings” tha: “Nuk do të hezitoja t’ia rekomandoja askujt. Ndihem shumë me fat që kam marrë vaksinën”. /Telegrafi/

Sir Ian McKellen (Foto: Freuds)
Exit mobile version