Trajneri legjendar i futbollit, Sir Alex Ferguson kërceu nga gëzimi si fëmijë i vogël gjatë garave të kuajve në Cheltenham, ku mori pjesë kali i tij i blerë së fundmi.
Në janar të këtij viti, Ferguson ndau plotë 740 mijë euro për një kalë të quajtur Caldëell Potter dhe investimi i tij tashmë është shlyer.
Të enjten, kali i tij mori pjesë në garën prestigjioze në Cheltenham dhe shkaktoi një surprizë të madhe duke fituar, megjithëse shanset për triumfin e tij ishin shumë të vogla.
Një video u shfaq shpejt në rrjetet sociale që tregonte Ferguson duke kërcyer nga gëzimi përgjatë gardhit dhe The Sun shkruan se ai u qetësua shpejt për shkak të një dëmtimi që pësoi një muaj më parë gjatë një feste të ngjashme.
Ai theu një brinjë ndërsa përqafonte njerëzit përreth tij duke festuar fitoren e madhe të kalit të tij në Arabinë Saudite.
Fitorja e Caldëell Potter në Arabi i solli atij një milion euro të pabesueshme dhe triumfi i djeshëm në Cheltenham plotësoi xhepin e tij me 50 mijë euro tjera.
Në garat në Cheltenham mori pjesë edhe një trajner tjetër i famshëm anglez, Harry Redknapp. Kali i tij humbi garën pas një përfundimi me ‘foto-finish’, ku përfundoi i dyti. /Telegrafi/
For the first time in 15 years, Sir Alex Ferguson’s horse finally won a race at Cheltenham.
Look what it means to him. ?❤️pic.twitter.com/zyY3CJVUZV
— UF (@UtdFaithfuls) March 14, 2024