Telegrafi

Sipërmarrësi britanik i teknologjisë Mike Lynch raportohet i zhdukur pas fundosjes së një jahti në brigjet siciliane

Sipërmarrësi britanik i teknologjisë Mike Lynch është zhdukur pas fundosjes së një superjahti në brigjet e Sicilisë, kanë thënë burime të njohura me këtë çështje për CNBC.

Burimet, të cilat preferuan të mos u përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së situatës, kanë thënë se Angela Bacares, gruaja e Lynch, u konfirmua se ishte shpëtuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Shtatë të zhdukur pasi një varkë me 22 persona u mbyt në brigjet e Sicilisë

Superjahti, i quajtur Bayesian, u përmbys rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale ndërsa ishte ankoruar në brigjet e Porticello, një fshat i vogël peshkimi i vendosur në provincën e Palermos në Itali, sipas raporteve të ndryshme të mediave.

Anija thuhet se u godit nga një stuhi e fuqishme, e papritur.

Lynch, 59 vjeç, ishte themeluesi i firmës së softuerit të ndërmarrjeve Autonomy. /Telegrafi/