Site icon Telegrafi

Sipërmarrësi 45-vjeçar që dëshiron të mposht plakjen shpenzon 2 milionë dollarë në vit për ta bërë trupin e një 18-vjeçari, tani prezanton një pajisje të re interesante

Një manjat teknologjik me një pasuri gati gjysmë miliard dollarë, i cili po përpiqet të ndryshojë procesin e plakjes, ka prezantuar një pajisje të re për të cilin ai pretendon se kjo pajisje e bën trupin të ketë ushtruar me ekuivalentin e 20 mijë ulje-ngritjeve në gjysmë ore.

Bryan Johnson, 45-vjeçar, shpenzon 2 milionë dollarë në vit për ta bërë trupin e tij të një 18-vjeçari, transmeton Telegrafi.

Johnson zgjohet në 5 të mëngjesit, merr disa suplemente në ditë dhe ka një dietë të rreptë vegane me ushqime të përziera si pjesë e një procesi të dokumentuar me përpikëri.

Ai ka bërë 33,537 imazhe të zorrëve të tij dhe monitoron gjithçka, nga pesha e kockave e deri tek numri i ereksioneve gjatë natës.

Tani, 45-vjeçari që po bën çmos metoda kundër plakjes, ka postuar një video në mediet sociale, në të cilën ai përdor një makinë që ai pretendon se mund të përpunojë përfitimet sikur një trup të ketë kryer 20 mijë ulje-ngritje.

Megjithëse numri duket arbitrar dhe nuk mund të vërtetohet lehtë, Johnson punon me një ekip prej më shumë se 30 mjekësh dhe ekspertësh mjekësorë që mbikëqyrin dhe testojnë pothuajse çdo organ të tij dhe e  përdorin atë për teknologjitë më të fundit kundër plakjes.

Në një video të shpërndarë në Instagram, Johnson shihet duke u lidhur me atë që duket të jetë një makinë shumë e avancuar për stimulimin e muskujve.

“Ajo që ndihet është se po ju tërheq gjithë stomakun jashtë, duke e shqyer atë”, thotë ai, duke shtuar se u befasua kur zbuloi se nuk përjeton dhimbje ekstreme të muskujve pas protokollit.

“Unë do të them se mesi im nuk ka qenë kurrë më i fortë në tërë jetën time”.

Më pas ai tregon një grup muskujsh shumë vaskularë të stomakut në kamerë – megjithëse yndyra e tij e ulët në trup i atribuohet më shumë dietës së tij strikte dhe matjes së marrjes së kalorive.

Johnson dhe mjekët e tij pohojnë se në dy vjet ai ka reduktuar moshën e tij të përgjithshme biologjike me më shumë se pesë vjet dhe tani ka zemrën e një 37-vjeçari, lëkurën e një 28-vjeçari dhe kapacitetin e mushkërive dhe aftësinë e tij të një 18-vjeçari.

Në të 30-at e tij, sipërmarrësi themeloi “Braintree Payment Solutions”, një kompani jashtëzakonisht e suksesshme të cilën ai e shiti në eBay në vitin 2013 për 800 milionë dollarë.

Por stili i jetesës që ai udhëhoqi dikur për të ndërtuar atë kompani e futi atë në depresion, tha ai për Bloomberg, kështu që ai filloi një udhëtim për të kuptuar funksionimin e trupit të tij.

Gjatë rrugës ai themeloi disa startup-e bio përpara përfundimisht, dy vjet më parë, duke u angazhuar për projektin e tij ndoshta më ambicioz deri më tani – riinxhinierimin e trupit të tij.

Ai pretendon se merr saktësisht 1,977 kalori në ditë, duke siguruar që nivelet e yndyrës në trup të mbeten midis 5 dhe 6 për qind.

Një herë ai pësoi një reaksion alergjik gjatë një procedure në të cilën iu injektua pak yndyrë në fytyrë, duke i shkaktuar ënjtje ekstreme.

Në një rast tjetër yndyra e trupit të tij ra në 3 për qind, duke rritur rrezikun e një mosfunksionimi të zemrës. /Telegrafi/

Exit mobile version