Sipas pretendimeve të shkencëtarëve, sipërfaqja e Merkurit mund të ishte e mbuluar me diamante.
Merkuri është planeti më i afërt i Diellit, por të njëjtën kohë është prej më intriguesve në sistemin solar, transmeton Telegrafi.
Për dallim nga Hëna dhe Marsi, për Merkurin shumë pak dihet. Korja e Merkurit është kryesisht e formuar nga grafitet, format e pastra të karbonit që mund të shndërrohen në diamante pas goditjes nga një meteor.
Planeti është plot kraterë për shkak të meteoritëve dhe kometave që kanë goditur në të kaluarën.
Por, tani hulumtimi më i ri sjell teori tjera – e një prej tyre është se korja e Merkurit mund të përmbajë mbi 16 trilionë tonelata diamante. /Telegrafi/