Manchester United ka klauzola të riblerjes së kontratave të Memphis Depayt dhe Adnan Januzajt.
Të dy lojtarët u larguan nga Old Trafford në vitin 2017 pasi nuk arritën të bindin trajnerin, Jose Mourinho.
Shqiptari 23-vjeçar iu bashkua radhëve të Real Sociedadit gjatë verës në një marrëveshje në vlerë rreth 10 milionë euro edhe pse gjatë kohës së David Moyes u konsiderua si një ndër perspektivat e klubit anglez.
Por, ai dështoi të tregoj veten sa ishte i huazuar te Sunderland dhe Borussia Dortmund dhe Djajtë e Kuq vendosën të shkurtojnë shpenzimet e tyre.
Dhe me paraqitjet te klubi spanjoll dhe në skenën ndërkombëtare me Belgjikën, Januzaj mund të rikthehet te skuadra që ia nisi karrierën si futbollist, shkruan The Sun.
Gjithashtu edhe Memfis ka paraqitje të miar me skuadrën e Olympique Lyon si dhe ishte ndër lojtarët më të mirë të kombëtares holandez në dy ndeshjet e fundit të fazës grupore të Ligës së Kombeve.
Mbetet të shihet nëse klubi anglez do të shfrytëzojë këtë mundësi për t’i rikthyer në ekip dy lojtarët që mund të kontribuojnë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/