Shifrat e mbajtura nga policia kanë treguar se më shumë njerëz kanë qenë viktima të “dashurisë” se sa të terrorizmit në Indi.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, “dashuria” është një arsye vrasje dhe vetëvrasje të shumta në Indi.
Sipas statistikave të publikuara në The Times of India, në mes të vitit 2001 dhe 2015, ajo ishte arsyeja zyrtare për 38,585 vrasje të ndodhura në këtë vend.
Në krahasim, terrorizmi ishte shkaku zyrtar i vdekjes për 20,000 njerëz, përfshirë civilë dhe forca të sigurisë.
Për më tepër, po sipas medieve të huaja, qeveria lidh “dashurinë” edhe si shkaktar të 79,189 vetëvrasjeve. /Telegrafi/