Site icon Telegrafi

Sipas shkencës, kjo bukuroshe ka fytyrën e përkryer (Foto)

Amber Heard, ish-bashkëshortja e aktorit Johnny Depp, e cila është në proces të divorcit, ka “përmasat e arta të bukurisë” dhe është femra më e bukur në botë sipas bukurisë “Phi”, e cila me mijëra vjet është formula sekrete e perfeksionit.

Edhe grekët dhe romakët e vjetër e kanë ditur se çfarë është përsosmëria kur bëhet fjalë për përmasat trupore. Ndërsa Amber Heard, ish-bashkëshortja e aktorit Johnny Depp, e cila është në proces të divorcit, ka “përmasat e arta të bukurisë” dhe është femra më e bukur në botë sipas bukurisë “Phi”, e cila me mijëra vjet është formula sekrete e perfeksionit.
amberheard-fk.jpg
Në bazë të kësaj teorie, analiza me kompjuter ka zbuluar se Kim Kardashian ka vetulla perfekte, Scarlett Johansson ka sytë më të bukur, përmasa e fytyrës së Rihanna-s është më e bukura ndërsa buzët më të bukura i ka Emily Ratajkowski dhe balli më i bukur është ai i Kate Moss.

Lexo po ashtu Rike Roci nxjerr gjoksin (Foto)

Amber 30-vjeçare, e cila momentalisht ndodhet mes një beteje për t’u shkurorëzuar nga Johny Depp, është testuar nga teknika më e fundit kompjuterike nga kirurgu Dr Julian De Silva, i cili ka zbuluar se tiparet e saj janë tepër të ngjashme me Golden Ratio of Beauty.

Amber Heard ishte e para me 91,85% ngjashmëri, Kim Kardashian e dyta me 91,39%, Kate Moss e treta me 91,06%, Emily Ratajkowski e katërta me 90,8% dhe Kendall Jenner me 90,18 % ngjashmëri me Golden Ratio of Beauty. Në top-dhjetëshe janë edhe Helen Mirren 89,93%, Scarlett Johansson 89,82%, Selena Gomez 89,57%, Marilyn Monroe 89,41%, Jennifer Lawrence 89,24%.

Exit mobile version