Telegrafi

Sipas rusëve, Erdogan është gati të largohet nga NATO

Kreu i Partisë Liberale Demokratike të Rusisë (LDPR), Vladimir Zhirinovski, ka thënë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një takimi i ka thënë se është i gatshëm të largohet nga NATO.

“Jam takuar dy herë me presidentin e Turqisë. Ai personalisht më tha se Turqia ishte gati të largohej nga NATO. Ata dëshirojnë të jenë anëtare e BE-së, por nuk i pranojnë. Ata i plotësojnë kërkesat një nga një, por ata nuk i pranojnë. Në NATO, ata ishin midis të parëve që i pranuan, sepse territori i tyre ishte i përshtatshëm për veprim kundër Rusisë”, ka shkruar Zhirinovski në kanalin e tij në Telegram, shkruan klix.ba, përcjell Telegrafi.

Udhëheqësi turk tha më parë se Ankaraja kishte përmbushur premtimin e saj dhe bleu nga Moska sistemin raketor S-400.

“Kishte tetë aeroplanë. Dhe të tjerët do të mbërrijnë gjithashtu… Në prill të vitit 2020, këto sisteme do të instalohen plotësisht. Ne turqit mbajmë fjalën. S-400 është sistemi më i fuqishëm i mbrojtjes dhe shpresojmë ta prodhojmë së bashku me Rusinë”, ka thënë Erdogan në një aktivitet të organizuar për përvjetorin e tretë të përpjekjes së grushtit të shtetit në Turqi. /Telegrafi/