George Clooney ka fituar më së shumti para se çdo aktor gjatë një periudhe 12-mujore – falë pjesërisht shitjes së kompanisë “tequila” që ishte bashkëthemelues.
Forbes vlerëson se ylli 57-vjeçar ka pasur të ardhura rreth 239 milionë dollarë që nga 1 qershor 2017 deri në të njëjtën periudhë të këtij viti.
Kjo e vë atë të dytin në listën vjetore të të famshëmve më të paguar në botë, ku në vend të parë është boksieri Floyd Mayweather.
Kylie Jenner është e treta në numërimin e 100 të famshëm, e cila vitin e kaluar ka fituar 166.5 milionë dollarë.
Nga 100 personat me të ardhura më të mira, vetëm 15 ishin femra të fushave të ndryshme të jetës.
Njëqind të famshmit e parë së bashku kanë arkëtuar rreth 6.3 miliardë dollarë më shumë gjatë 12 muajve të fundit se para dy vjetëve, përkatësisht mbi 22 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Në total kanë arkëtuar rreth 100 miliardë dollarë – më shumë se dyfishi i numrit të dy viteve të fundit. /Telegrafi/