Telegrafi

Sipas raportit të ASHMAA-së, OBRM-PDUKM në vend të parë me marketing politik

Vetëm një kanal televiziv ka shkelur rregullat për lajmërim të balancuar gjatë nëntë ditëve të fundit të fushatës së zgjedhjeve lokale në Maqedoni, vërtetoi Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale. Agjencia nuk identifikon televizionin për të cilin bëhet fjalë, por thekson se TV Nova dhe TV Sitel janë dy mediat në të cilat janë transmetuar më së shumti marketing politik në këtë periudhë.

Sipas monitorimit të ASHMAA, në vendin e parë për më shumë reklama politike të transmetuara është OBRM-PDUKM-ja, me 175 orë, gjegjësisht më shumë se dyfishi i LSDM-së e cila ka realizuar 65 orë dhe më shumë se dhjetëfish nga marketingu politik i porositur nga BDI, që ka arritur 13 orë./Telegrafi/