Eden Hazard e kompletoi kalimin te Real Madridi në javën e kaluar, derisa u prezantua para 50 mijë tifozëve të pranishëm në Santiago Bernabeu të enjten e kësaj jave.
Belgu u bë ‘galaktik’ pas shtatë sezoneve të mrekullueshme që kaloi në Stamford Bridge, ku arriti ta shndërronte veten në njërin prej lojtarëve më të mirë në botë.
Hazard kaloi te Real Madridi për 100 milionë euro nga Chelsea, vlerë kjo që mund të rritet deri në 130 milionë, varësisht nga suksesi që tregon.
‘Olocip’, një kompani që aplikon inteligjencë artificiale në futbollin profesionist, ka bërë një studim rreth asaj se si do të kalojë sezoni i parë i belgut në Santiago Bernabeu.
Sipas tyre, Hazard do të shënojë më shumë gola dhe do të bëjë më pak asistime, gjë që ishte e kundërta kur ishte te Chelsea. Kompania vazhdon duke thënë se belgu do realizojë gol çdo 180 minuta, mirëpo do të asistojë në çdo 260 minuta.
28-vjeçari pritet të paraqitet në të gjitha 38 përballjet e sezonit 2019/2020 për Real Madridin, duke e përfunduar sezonin me 19 gola dhe 13 asistime.
Hazard në sezonin e tij të fundit me Chelsean kishte arritur të shënonte 16 gola dhe ka bërë 15 asistime, mirëpo sipas Olocip, te madrilenët ai do të shënojë më shumë gola se sa asistime. /Telegrafi/