Në një intervistë për emisionin ‘360 gradë’, deputetja Ivana Tufegxhiq foli për ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit të cilat janë në procedurë, ndryshime të propozuara nga deputetë të shumicës parlamentare.
“Propozim-ndryshimet në Ligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit janë të dorëzuara që nga muaji korrik. Në ndryshimet nuk parashihet asgjë e re dhe e veçantë, përveç rregullativës pvr tarracat, të cilat në zgjidhjen aktuale ligjore konsiderohen si hapësirë e mbyllur nëse vendosni mbulesë plastike ose çfarëdo qoftë material tjetër. Në këtë ndryshim ne themi – pirja e duhanit lejohet vetëm jashtë objektit, pa marrë parasysh a do të vendosni mbulesë ose jo. Nuk do të shpejtojmë me ndryshimet ligjore, do të ketë edhe debat publik në të cilin do të dëgjohen të gjitha palët e prekura dhe shëndeti i qytetarëve do të jetë prioriteti jonë”, tha Tufegxhiq./Telegrafi/