Site icon Telegrafi

Sipas Mozzik dhe Getinjo: Unikkatil i meriton të gjitha sukseset, ndërsa Majk dhe Gjiko janë më të talentuarit

Getinjo dhe Mozzik (Foto: Top Channel)

Pas largimit nga “On Records”, Mozzik dhe Getinjo, kanë krijuar labelin e tyre të quajtur “2 euro gang”. Dy vëllezërit u bënë pjesë e lojës ‘Paint Ball’ në emisionin’Shiko kush Luan’ që për herë të parë u realizua nga dy reperë.

Kështu Unikkatil është personazhi që sipas tyre meriton gjithçka që ka arritur, transmeton Top Channel.

Lexo po ashtu Mozzik thotë se Fero u bë i famshëm krah tij dhe Getinjos

Majk ishte reperi që u zgjodh nga ana e Getinjos si më i talentuari, ndërsa Mozzik zgjodhi të qëllonte me bojë Gjikon.

Mos u habisni nëse në një të ardhme do dëgjoni duetet mes Mozzik dhe Taynës e Getinjos dhe Noizyt, pasi dy vëllezërit shprehën dëshirën pikërisht për këta dy artistë.

Kida, ish-kolegia e tyre në labelin “On Records”m është personazhi që Getinjo do ketë gjithmonë një raport të fortë, ndërsa Mozzik zgjodhi Loredanën, duke e cilësuar më pas dhe si personin me të cilin ka pasur dashuri të fortë.

Exit mobile version