Site icon Telegrafi

Sipas mediave serbe ja në cilin vit luhet ndeshja Kosovë–Serbi (Foto)

Gazeta Blic shkruan se anëtarësimi i FFK-së në UEFA, mund të bëjë që të kemi një përballje Kosovë – Serbi në vitin 2018.

“Reprezentacioni i Serbisë në futboll  mund të ballafaqohet me Kosovën në shtator të vitit 2018, kur nisin kualifikimet për Evropianin e vitit 2020”, ka shkruar Blic, transmeton IndeksOnline.

Përndryshe rreth një përballje Kosovë – Serbi në të ardhmen, është pyetur edhe sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis.

Theodoridis ka thënë se me raste të tilla janë ballafaquar edhe në të kaluarën dhe po ballafaqohen edhe sot në UEFA, dhe se do të përpiqen të evitojnë përballjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Exit mobile version