Viti shkollor veçse ka filluar në Maqedoni. Përveç gëzimit, ka pasur raste edhe kur të punësuarit në administratën shtetërore është dashur të pyesin shefin e sektorit për të marrë disa orë të lirë që të çojnë fëmijën në shkollë kur regjistrohet në klasën e parë.
Por prindërit që janë në administratë shtetërore dhe nuk e kanë ditur këtë Ligj atëherë kanë gabuar që kanë marrë leje për të shijuar gëzimin e çuarjes së fëmijës në shkollë ditën e parë.
Sipas nenit 28 të marrëveshjes kolektive të sektorit publik, i punësuari ka të drejtë për një ditë të lirë pune që të çojë fëmijën në shkollë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe nga Ministria për Punë dhe Politikë sociale në Maqedoni e kanë konfirmuar këtë të drejtë dhe kanë thënë se kjo është drejtë e të punësuarve në sektorin publik.
Ndërkohë, ka edhe përpjekje që e njejta praktikë të bëhet edhe në sektorin privat ku duhet pajtushmëri me të gjithë përfaqësuesit e kompanive. /Telegrafi/