Site icon Telegrafi

Sipas ligjit këto makina lirohen nga pagesa e taksave rrugore

Sipas Ligjit për rrugë publike pagesë për shfrytëzimin e rrugës mund të zbatohet në autostrada, rrugë eksprese, rrugë magjistrale, tunel dhe rrugë të tjera. Shfrytëzuesi i këtyre rrugëve është i detyruar të ndalojë dhe të paguajë për shfrytëzimin e rrugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Por, sipas këtij ligji ka disa makina që janë të liruara nga pagesa e shfrytëzimit të rrugës. Ato janë makinat e policisë, makinat e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjithashtu nga pagesa e rrugëve janë të liruar makinat e personave të sëmurë nga distrofija, skleroza, paraliza celebrale, paraplegjia, hemiplegjia, paraliza e fëmijëve, personat e verbër (me 90% të shikimt të dëmtuar), persona në dializë dhe persona të dëmtuar në dorë ose këmbë (me 80% të organeve të dëmtuara i vërtetuar me akt nga komisioni kompetent në Fondin Pensional dhe Sigurim Invalidor në Maqedoni).

Për ta shfrytëzuar këtë të drejtë personat duhet të kenë librezë anëtarësie, që lëshohet nga Shoqatat ose Lidhjet që janë anëtarë./Telegrafi/

Exit mobile version